Girona dhe VAR ndalin Real Madridin – ‘Los Blancos’ mbesin liderë por me vetëm një pikë më shumë sesa Barca

Real Madrid ka bërë një hap të gabuar në kuadër të La Liga. Skuadra e Real Madrid ka luajtur baras 1:1 përballë skuadrës së Girona, në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan lajmi.net. Madrilenët nuk patën paraqitjen më të mirë të mundshme, megjithatë krijuan më shumë sesa kundërshtarët, por jo aq sa për të marrë pikë të plota.…

Sport

30/10/2022 19:13

Real Madrid ka bërë një hap të gabuar në kuadër të La Liga.

Skuadra e Real Madrid ka luajtur baras 1:1 përballë skuadrës së Girona, në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan lajmi.net.

Madrilenët nuk patën paraqitjen më të mirë të mundshme, megjithatë krijuan më shumë sesa kundërshtarët, por jo aq sa për të marrë pikë të plota.

Real Madrid zhbllokoi ndeshjen vonë në minutën e 70’, kur Vinicius Junior dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga Valverde.

Por, epërsia e ‘Los Blancos’ u neutralizua në minutën e 80’, kur gjyqtari me ndihmën e VAR akordoi penallti për mysafirët. Këtë penallti e konvertoi në gol Stuani.

Reali gjeti gol në minutën e 90’ me anë të Rodrygo, por VAR e konsideroi si të parregullt. Gjyqtari i katërt dha nëntë minuta shtesë për këtë ndeshje. Në minutën 90+2’, Toni Kroos u ndëshkua me karton të kuq (i dyti i verdhë).

Minutat e mbetura s’i mjaftuan Realit për të rikthyer epërsinë. Kështu, me këtë barazim, Reali shkon në kuotën e 32 pikëve dhe mban pozitën e parë me një pikë më shumë sesa Barcelona.

Girona merr pikën e 10 dhe qëndron në pozitën e 16. /Lajmi.net/