Giresse tregon se përse nuk ftoi lojtarë të tjerë, pas mungesave të shumta

Alain Giresse ka folur edhe për mungesat e shumta dhe përse nuk ka ftuar lojtarë të tjerë.

Sport

11/06/2022 18:12

Kosova do të luajë ndaj Greqisë me 17 futbollist, kjo pasi disa janë të lënduar dhe disa të tjerë të suspenduar.

Giresse në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj grekëve u pyet se përse nuk ka ftuar lojtarë të rinj për këtë takim.

Ai tha se do ishte një kohë e shkurtër që ata të bashkoheshin me ekipin dhe të kenë paraqitje të mira.

“Nëse flasim me lëndimet dhe mungesat në fillim të grumbullimit, atëherë po, mund të ftohen lojtarë të tjerë. Por nëse ndodh në mes, apo në fund të grumbullimit nuk mund të ftohen, pasi koha është shumë e shkurtër për ta që t’i bashkohen ekipit dhe të japin diçka në fushën e lojës”, tha Giresse, përcjell lajmi.net.

“Dardanët” në këtë ndeshje të rëndësishme do të jenë pa shërbimet e Edon Zhegrovës, Ibrahim Dresevicit, Betim Fazlijit, Lirim Kastratit dhe Benjamin Kololli.

Kosova do të jetë mysafirë i Greqisë nesër, me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/