Giresse pas ndeshjes: E merituam të fitonim

Alain Giresse është deklaruar pas ndeshjes ndaj Irlandës Veriore të cilën Kosova e fitoi 3-2.

Sport

09/06/2022 23:07

Tekniku u shpreh se “Dardanët” e merituan një triumf të tillë pasi luajtën shumë më mirë sesa kundërshtarët.

Ai tutje u shpreh se nuk është i kënaqur me rastet e humbura dhe mungesat.

“Është me rëndësi se e kemi fituar lojën. Mund të diskutojmë për rastet, por ajo cka ka rëndësi ishte fitorja. Ishte fitore e merituar.

Ishte i duhuri reagimi imesfushës. Dresevic dhe Muslia ishin të mirë dhe dhanë freski në lojë”, tha fillimisht ai.

Tutje ai foli edhe për debutimin e Rrudhanit për të cilin u shpreh me lavdata

 

Besoj ai ia ka dalë ai është lojtar i mirë. Sa i përket Ujkanit, e njohim atë dhe kemi nevojë për të”, shtoi tutje Giresse

 

“Nuk jam i kënaqur që mungojnë tre lojtarë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/