Giresse: Nuk ndihem në presion, jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme

Alain Giresse, gjatë konferencës për shtyp u pyet edhe për atë se a ndihet në presion para ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

08/06/2022 17:20

Vetë trajneri u shpreh se nuk ka vend për presion, pasi skuadra është duke punuar që të sigurojë një rezultat të mirë për ndeshjen e nesërme.

“Nuk jam në presion, Nuk e di si e shihni ju këtë pjesë, por ajo që dua të them është se jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme që të marrim rezultat pozitiv”, tha ai.

Ndeshja Kosovë – Irlandë e Veriut do të luhet nesër më fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/