Giresse mban sot konferencën e parë për media para ndeshjeve të Kosovës në qershor
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do ta mbajë sot konferencën e parë për media para ndeshjeve të Kosovës në muajin qershor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023. Kombëtarja e Kosovës do të përballet më 16 qershor në Prishtinë me Rumaninë, ndërkohë tri ditë më vonë udhëton në Hungari për takimin e…

Sport
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do ta mbajë sot konferencën e parë për media para ndeshjeve të Kosovës në muajin qershor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet më 16 qershor në Prishtinë me Rumaninë, ndërkohë tri ditë më vonë udhëton në Hungari për takimin e dytë kundër Bjellorusisë, shkruan lajmi.net.
“Dardanët” kanë nisur me stërvitje për këtë dy ndeshje, kurse Giresse sot do të dal për herë të parë para mediave.
Konferenca e trajnerit francez do të mbahet në Hotel Emerland me fillim nga ora 14:00.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse kanë tubuar vetëm dy pikë në dy ndeshjet e para, bilanc ky jo i mirë duke marrë parasysh se Zvicra dhe Rumania ndajnë vendin e parë me nga gjashtë pikë. Dy pozitat e para kualifikohen në Evropian.
Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën./Lajmi.net/