Giovinco nuk do të debutojë ndaj Milan
Sebastian Giovinco, tashmë zyrtarisht lojtar i Sampdoria, nuk do të mund të paraqitet sot.

Sport
Rikthimi i Giovinco në Serie A, te skuadra e Sampdoria, bëri bujë të madhe gjatë merkatos së janarit.
Lojtari italian ishte për një kohë të gjatë në MLS, por duket se në vitet e fundit të karrierës do të luajë përsëri në Itali.
Sipas mediave italiane, ai nuk mund të bëjë sot debutimin e tij me Sampdoria, ndaj Milan, përcjell lajmi.net.
Skuadra e Sampdoria do të përballet me Milan në kuadër të Serie A, me fillim nga ora 12:30. /Lajmi.net/