Giovinco, goli më i shpejtë si rezervist

Sebastian Giovinco u bë futbollisti që realizoi golin më të shpejtë pas inkuadrimit në lojë në fitoren e Juventusit ndaj Milanit 3:2 të dielën mbrëma në duelin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Serie A. Sulmuesi italian u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të në vend të Fabio Quagliarellas dhe i mjaftuan vetëm…

Sport

07/10/2013 12:45

Sebastian Giovinco u bë futbollisti që realizoi golin më të shpejtë pas inkuadrimit në lojë në fitoren e Juventusit ndaj Milanit 3:2 të dielën mbrëma në duelin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Serie A.

Sulmuesi italian u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të në vend të Fabio Quagliarellas dhe i mjaftuan vetëm dy minuta për të kaluar skuadrën e tij në epërsi, kur realizoi një gol të bukur pasi shmangu për mrekulli qendërmbrojtësin e Milanit, Christian Zapata.

“Giovinco shënoi golin më të shpejtë për një futbollist të inkuadruar nga bankina deri më tani këtë edicion në Serie A”, shkroi Juventus në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter.