Giovinco e Destro, dyshja sulmuese e Italisë kundër Shqipërisë

Mediat italiane kanë raportuar se Italia do ta sulmojë Shqipërinë me dy sulmues, të cilët janë Giovinco dhe Matia Destro.

Sport

17/11/2014 21:26

Trajneri i Italisë, Antonio Conte si duket ka vendosur që të startojë në ndeshjen ndaj Shqipërisë me dy sulmues, të cilët janë Giovinco dhe Destro.

Skema që do ta përdorë ish-trajneri i Juventusit, Antonio Conte pritet të jetë 4-4-2, me dy sulmuesit të cilët do të presin pasime nga mesfushorët qëndror dhe ato të krahut.

Si duket, ky vendim i Contes ka arritur falë performancave të mira të Shqipërisë në ndeshjet e fundit, në fazën defanzive.

Ndeshja Itali dhe Shqipëri është një miqësore që do të zhvillohet nesër në Genoa me fillim nga ora 20:45.