Giovanni Simeone del pozitiv me COVID-19

Ylli i Cagliarit, Giovanni Simeone ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

25/11/2020 13:27

Këtë e ka konfirmuar klubi përmes një komunikate, përcjellë lajmi.net.

“Cagliari njofton se Giovanni Simeone ka dal pozitiv me COVID-19 në testet shëndetësore të kryera. lojtari u izolua menjëherë në përputhje të rregullave.

“Të gjithë anëtarët e tjerë kanë testuar negativisht dh do vazhdojnë me stërvitjen normale”, shkroi klubi në komunikate.

Simeone iu bashkohet listëve të lojtarëve të tjerë të Seria A të prekur nga COVID-19, e ndër ta thuhet se janë edhe dyshja kosovare Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda./Lajmi.net/