Giorgio Armani kundërshton Madonnën

Rrëzimi i Madonnës në skenën e Brit 2015 ka bërë që artisti Giorgio Armani, stilisti dhe dizenjuesi i veshjes që mbante Madonna në momentin e rënies në skenë, të reagojë në lidhje me këtë ngjarje.

ShowBiz

01/03/2015 14:30

Ai ka thënë, duke qeshur: “Madonna është shumë e vështirë. Nuk mund të them atë që do të doja të thoja në të vërtetë. E ka vetë fajin për rrëshqitjen në skenë. Është faji i saj që u rrëzua.”

Ndërkaq ju kujtojmë se ka qenë Madonna e para që ia ka vënë fajin për këtë ngjarje stilistit Armani, duke thënë se veshja ishte shumë e ngushtë dhe se kjo ka qenë arsyeja kryesore e aksidentit. Lajmi.net