Gigi uron Bellën me imazhe të rralla nga fëmijëria

Bella Hadid sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

09/10/2019 14:14

Modelja e njohur, Bella Hadid sot feston ditëlindjen, ajo mbushi plot 23 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Ajo me këtë rast ka pranuar urime të shumta, por padyshim se më të veçantat janë ato të familjes së saj.

Urimin më të ëmbël ia bëri motra, Gigi, e cila postoi fotografi nga fëmijëria e tyre, me të cilat tregon se si ishte kujdesur për të kur ishte e vogël.

Po ashtu, Gigi e falënderoi nënën, Yolanda Hadid, që ia bëri një motër siç është Bella. /Lajmi.net/