Giggs: Zanetti kundërshtari më i vështirë që kam takuar, ai ma theu hundën

Ryan Giggs ka treguar kush është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur.

Sport

25/05/2020 10:46

Ikona e Manchester United, Giggs, ka bërë të ditur se Javier Zanetti është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur.

Uellsiani është përballur vetëm katër herë gjatë karrierës së tij me legjendën argjentinase të Inter, por këto katër hera duket të kenë qenë të mundimshme për majtakun uellsian.

“Lojtari më i vështirë për t’u përballur ka qenë Javier Zanetti nga Inter”, ka thënë Giggs për ‘MUTV’, transmeton lajmi.net.

“Ai vraponte tërë kohën dhe ishte mesfushor asokohe, kështu që ishte i mirë me topin, mund të mbrohej dhe ishe i fortë, madje ma theu hundën në çerekfinale kundër tyre.”

“Ai kishte gjithçka si mbrojtës”, ka shtuar ish anëtari i Man Utd, tashmë selektor i kombëtares së Uellsit.

Zanetti i kishte thyer hundën Giggsit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në vitin 1999. United atë vit fitonte trofeun më prestigjioz në futbollin evropian për klube, duke përmbysur Bayernin në finale. /Lajmi.net/