Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Giggs: UEFA kishte të drejtë që shtyu Euro 2020

16:24 | 23 Mars 2020

Selektori i kombëtares së Uellsit, ka përkrahur vendimin e UEFA për të shtyrë Euro 2020.

Legjenda e Manchester United, që tashmë drejton kombëtaren e Uellsit, Giggs, beson se me shumë të drejtë është vendosur që të ricaktohet data për Kampionatin Evropian.

Përhapja e koronavirusit në gjithë botën ka bërë që të “ç’rregullohet’ jeta e njerëzve, si dhe të gjitha aktivitetet sportive të suspendohen.

Giggs beson se vendimi për shtyrjen e Euro ishte 100% i drejtë, pasi duhet kohë për t’u kthyer në normalitet.

“UEFA bëri 100% veprimin e duhur rreth Euro 2020” ka thënë Giggs, transmeton lajmi.net.

“Për trajnerët e kombëtareve është gjithmonë vështirë pas nëntorit, sepse nuk sheh lojtarët deri në mars. Dukshëm, kjo do të jetë edhe më gjatë tani, pasi të gjithë janë të izoluar” ka shtuar uellsiani.

UEFA tashmë ka një tjetër dilemë. Emri i kompeticionit nuk është vendosur akoma dhe nuk dihet nëse do të quhet Euro 2020, ose Euro 2021. /Lajmi.net/