Giggs akuzohet për sulm fizik ndaj dy femrave

Selektori i Kombëtares së Wellsit, Ryan Giggs, është bërë protagonist i një skandali seksual.

Sport

23/04/2021 17:22

Sipas “TalkSport”, selektori i Wellsit, Ryan Giggs është akuzuar nga dy gra për ngacmim seksual, shkruan lajmi.net.

Sipas Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar, Giggs është akuzuar nga dy gra për sulme seksuale.

Giggs akuzohet për sulm fizik ndaj një 30 vjeçare dhe një tjetër 20 vjeçare.

Incidenti kishte ndodhur në nëntor të vitit 2020, dhe Giggs pritet të dalë para Gjykatës me 28 prill./Lajmi.net/w