Gëzohet Enca Haxhia!

E re në skenë, por shumë e pëlqyer nga publiku, Enca Haxhia tashmë është ndër këngëtaret me më së shumti fansa në rrjete sociale, e ky fakt  Encën po e gëzon shumë

ShowBiz

21/01/2015 09:16

Enca Haxhia për një kohë të shkurt ka arritur të bëhet model i shumë këngëtareve që kanë vite në skenë.

E talentin e saj e njohi menjëherë edhe publiku i cili e mbështeti që në fillim e po vazhdon edhe tani. Në rrjete sociale ku tash suksesi po matet, Enca arrin të mbledh pas vetes 500 mijë ndjekës.

E kjo ka bërë që këngëtarja të shprehet shumë e lumtur. Ajo ka postuar një fotografi ku tregon numrin e ndjekësve të saj në Instagram, e me mbishkrim karshi, fansave u thotë ‘Wow nuk mund të besoj’. Transmeton lajmi.net

Ndërkaq këngëtarja tashmë është në punë e sipër që për publikun të sjell edhe risit e radhës. Lajmi.net