Gëzohet Barcelona, lëndohen David Luiz dhe Motta

Njëra nga dyshet kryesore të PSG-s, David Luiz dhe Thiago Motta janë lënduar në takimin e djeshëm kundër Marseillet dhe do të mungojnë në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Sport

06/04/2015 09:51

David Luiz dhe Thiago Motta kanë pësuar lëndime në derbin e djeshëm që PSG e fitoi me rezultat 3-2 në udhëtim te skuadra e Marseillet.

Lëndimi i tyre është mjaft serioz dhe pritet të mungojnë për një kohë mjaft të gjatë.

Ata nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Ky është një lajm i madh për Blaugranët, pasi e dimë që këta janë ndër lojtarët kryesor të skuadrës franceze.