Gëzimi i LDK-së, AAK-së e NISMA-s në Kuvend pas votimit të qeverisë Hoti

Avdullah Hoti është Kryeministër i Kosovës. Qeveria e tij me 16 ministra dhe 4 zëvendëskryemnistra u votua në Kuvend pa shumë debat dhe me bojkot nga Vetëvendosje dhe Kryetarja e Kuvendit.

Lajme

03/06/2020 13:56

Pro Qeverisë së Avdullah Hotit votuan 61, kundër 24 dhe 1 abstetim.

Ndërsa deputetët e PDK-së pas votimit të qeverisë dolën menjëherë jashtë sallës së seancës, deputetët e koalicionit qeverisës LDK, AAK, NISMA e uruan njëri-tjetrin, shkruan Reporteri.net.

I lumtur është parë edhe Agim Veliu i cili ka realizuar foto me bashkëpartiakët e tij.