Gëzim te Roma, reduktohet çmimi për kartonin e Smalling

Roma do ta ketë më të lehtë transferimin e Chris Smalling.

Sport

25/05/2020 09:30

Manchester United kanë pranuar dëshirën e mbrojtësit anglez, Smalling, për të qëndruar te skuadra e Romës.

Kësisoj, ‘Djajtë e kuq’ kanë ulur çmimin e lojtarit nga 25 milionë euro në vetëm 18 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Roma konsideronte se 25 milionë euro është një çmim shumë i lartë për 30 vjeçarin, i cili ka kontratë me United deri në vitin 2022.

Zbritja e çmimit tashmë i jep gjasa shumë më të mëdha ‘Giallorossi’ për të kompletuar lëvizjen e tyre, duke gëzuar kështu edhe vet lojtarin.

Smalling ka regjistruar 28 paraqitje me skuadrën e Romës këtë sezon. Ai ka arritur madje të shënojë dy gola dhe ka shtuar një asistim për skuadrën romake. /Lajmi.net/