Gëzim Morina i mahnitur: Luajtëm në Luksemburg, por dukej sikur ishim në Kosovë

Një nga basketbollistët më të dalluar të Kombëtares së Kosovës, Gëzim Morina ka mbetur i mahnitur me prezencën e tifozëve kosovarë në ndeshjen ndaj Luksemburgut.

Sport

23/02/2020 21:27

‘Dardanët’ e arritën fitoren e dytë në po aq ndeshje duke mposhtur Lukesmburgun 84-80, në kuadër të parakualifikimeve të Botërorit 2023.

Morina, i cili luajti në qendër pavarësisht se pozita e tij natyrale është 4, është tejet i ngazëllyer me mbështetjen që po marrin edhe kur po luajnë jashtë Kosovës, përcjell lajmi.net.

”Luajtëm në Luxemburg,mirpo me prezencën tuaj në palestër , na bëtë të ndihemi si të luanim në Kosovë,këtë mund ta bëjmë vetëm shqiptarët !
Ky rikthim nuk do të ishte i mundshëm pa juve !!!Faleminderit , faleminderit, faleminderit ??????
Juve që ishit sonte në sallë si dhe gjithë atyre që na ndoqët pranë televizionit !
Vazhdjomë para”, shkroi Gëzim Morina në profilin e tij në Facebook. /Lajmi.net/