Gëzim Kelmendi kërkon nga liderët që të mos gënjejnë gjatë Ramazanit
Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kërkuar nga liderët politikë në vend që të mos gënjejnë gjatë muajit të Ramazanit.
Lajme
Ai ka thënë se është mirë që të premtohen vetëm ato që mund të realizohen, transmeton lajmi.net
“Të nderuar lider politik, jemi në fushatë parazgjedhore, porosia ime për ju është: mos premtoni atë që nuk do ta realizoni”, ka shkruar në facebook Kelmendi.
“ Nëse sëpaku nuk ju vret ndërgjegja dhe nuk ndjeni keqardhje për popullin, atëherë keni parasysh se ndodhemi në Muajin e Bekuar të Ramazanit. Prandaj për shkak vlerës dhe rëndësisë së Muajit të Bekuar Ramazan, kurseni vetën e juaj nga gënjeshtrat.Mos e gënjeni dhe mos e mashtroni popullin”, ka thënë ai.
Muaji i Ramazanit për muslimanët ka nisur që nga sot. /Lajmi.net/