Getinjo publikon një fotografi me Vivienin pas lajmeve për ribashkimin e tyre

Reperi i njohur, Getinjo, ka konfirmuar ribashkimin me bukuroshen nga Shqipëria, Vivien Thano. Kjo pasi doli në internet një video e ish-banores së Big Brother VIP Kosova duke bërë pazar me të ëmën e artistit në qytetin e Ferizajt. E pak pas kësaj, krijuesi i hitit “Je e vetmja dashuri” ka ndarë një fotografi në…

ShowBiz

02/06/2023 17:06

Reperi i njohur, Getinjo, ka konfirmuar ribashkimin me bukuroshen nga Shqipëria, Vivien Thano.

Kjo pasi doli në internet një video e ish-banores së Big Brother VIP Kosova duke bërë pazar me të ëmën e artistit në qytetin e Ferizajt.

E pak pas kësaj, krijuesi i hitit “Je e vetmja dashuri” ka ndarë një fotografi në InstaStory ku zbulon se janë ribashkuar.

Imazhi në fjalë tregon çiftin teksa kanë shijuar një ditë në natyrë me motoçikleta.

Siç raporton Telegrafi, të njëjtit pak ditë më parë u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në një kafene në Ferizaj.

Dyshja nisën lidhjen e tyre të dashurisë në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Që nga reality show u bënë një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku.