Getinjo dhe Stresi konfirmojnë duetin e tyre muzikor

Dy reperët shqiptar po bashkojnë forcat.

ShowBiz

25/01/2021 21:10

Stresi, reperi i njohur nga Shqipëria, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor me reperin kosovar Getinjo, shkruan lajmi.net.

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Getinjo, teksa lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale.

Stresi ka postuar një foto të vetes duke shkruar se ai dhe Getinjo po vijnë me një bashkëpunim në Instastory.

“E kam një dëshmitar mbi re. Jam i ndershëm deri në dhe. Së shpejti me një njeri të madh, Getinjo”, ka qenë përshkrimi i vendosur sipër fotos.

Të njëjtën foto e ka ripostuar edhe Getinjo kështu duke konfirmuar duetin e tyre./Lajmi.net/