Getin po e habisin kolegët: Nuk mund ta di në çka po inspirohen në këtë kohë

Getoar Selimi nuk i kupton artistët se ku po e gjejnë inspirimin në këtë periudhë.

ShowBiz

09/04/2020 18:46

Getoar Selimi për shkak të përhapjes së pandemisë, ashtu sikurse qytetarët e tjerë po respekton rregullat duke qëndruar në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Disa prej kolegëve të tij në këtë kohë po sjellin këngë të reja, e të tjerët kanë paralajmëruar projekte për t’i publikuar brenda një periudhe të shkurtër.

Por, Geti thotë se në gjithë këtë situatë, nuk mund t’i kuptojë ata artista se ku po e gjejnë inspirimin.

“Hic spo muna me dite qysh edhe ne cka po inspirohen qita “artista” ne qet kohe. Hallall jau boft zoti”, ka shkruar ai.

Getoari këto ditë vazhdimisht ka publikuar imazhe nga arkiva, ku solli pamje nga vendet që ka vizituar, para pandemisë. /Lajmi.net/