Geti lajmëron hitin e 2014

Getoar Selimi ka treguar se hiti i vitit 2014 është gati, së shpejti pritet lansimi.

ShowBiz

21/04/2014 21:18

Babastars me siguri se do të kenë top këngët e kësaj vere. Derisa ‘High 2’ po shijon suksesin pas daljes para disa javësh, tani ka përfunduar edhe një këngë tjetër.

Për këtë këngë Geti garanton që do të jetë hit absolut i verës, pa cekur ndonjë detaj se a është bashkëpunim me ndonjë nga anëtarët e labelit apo ndokë tjetër.

Geti në një postim në Twitter ka treguar se kënga sapo ka përfunduar, duke falenderuar stafin e tij të familjes Babastars dhe bashkëpuntorët e pandashëm tanimë, Kico n’ Torch.