Getafe 0:0 Real Madrid, notat e lojtarëve

Getafe dhe Real Madrid janë ndarë baras në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të në La Liga.

Sport

25/04/2019 23:35

Ky barazim ishte i vlefshëm për skuadrën vendase, të cilët mbajnë gjallë shpresën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja tregoi disa raste shënimi për të dy skuadrat, mirëpo konkretizimi mungonte, duke mos treguar asgjë për të pranishmit, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje trajneri Zidane vendosi që për herë të parë ta linte në pozitën e titullarit të riun Brahim Diaz, i cili pati paraqitje të kënaqshme.

Portieri Navas dhe ai Soria ishin dy prej më të mirëve në fushë, duke regjistruar disa pritje spektakolare.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘SofaScore’. /Lajmi.net/