Gërxhaliu kërkon nga Ahmeti që të sigurohet një lokacion për varrimin e kafshëve

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i ka dërguar një kërkesë zyrtare kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për sigurimin e një parcele për varrimin e kafshëve.

Lajme

08/04/2019 12:55

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili është edhe adhurues i kafshëve, i ka drejtuar një këresë zyrtare kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gërxhaliu ka bërë të ditur se i ka kërkuar Ahmetit që të sigurojë një parcelë për varrimin e kafshëve.

Kërkesa i është dorëzuar sot kreut të Prishitnës dhe Gërxhaliu ka thënë se pret që të marrë përkrahje nga kryetari Shpend Ahmeti.

Postimi i plotë i Gërxhaliut pa ndërhyrje:

Te nderuar adhurues te kafsheve, une me kolegun tim Profesorin Lulzim Tafa, i cili eshte nje lobues i madh per te drejtat e kafsheve Kerkuam nga Kryetari Shpend A. Ahmeti qe te caktoj nje lokacion per varreza te kafsheve qe deri ne perfundim te jetes se tyre ishin anetar te familjes.

Pasi me la Lexi thjeshte nje brenge me kaploi ne mungese te nje vendi te posaqem per ta varrosur, dhe u detyrova ta varrosi ne pllacin tim. Shume nga adhuruesit e kafsheve me kane thirreme me pas per te me pyetur se ku e kam varrosur Lexin. Te gjithe jane detyruar te varrosin adhuruesit e tyre neper vende te fshehta, male, oborre etj.

Edhe pas kerkeses time personale , kryetari me tha se nuk ka pase asnjehere nje kerkese te tille dhe se do ta shiqon te nderrmare ndonje veprim.

Ne sot dorezuam kerkesen me shkrim ne komune, andaj kerkoj perkrahjen tuaj per ndarjen e nje lokacioni nga ana e Komunes. /Lajmi.net/