Gervinho, shuplakë kundërshtarit, ndëshkohet me të kuq (Video)

Ish-lojtari i Arsenalit tashmë i Romës, Gervinho, ka bërë një gjest mjaft të ulët gjatë ditës së sotme, gjest ky nga i cili u ndëshkua dhe me karton të kuq.

Sport

20/01/2015 20:44

Lojtari i Romës, Gervinho, i cili është në detyrë me Kombëtaren e Bregut të Fildishtë, ka bërë një gjest shumë të ulët në takimin kundër Guineas sa i përket Kupës së Kombeve të Afrikës.

Ai e goditi me shuplakë në fytyrë, kundërshtarin e tij, Keita, me ç’rast u ndëshkua dhe me karton të kuq duke lënë me një lojtar më pak në fushë skuadrën e tij.

Sidoqoftë, Gervinho ishte edhe më shumë nervoz, pasi nuk i pëlqeu fare vendimi i gjyqtarit për ta larguar atë nga loja.

Video