Gërvalla pas tërheqjes së Biden nga gara për president: Përgjithmonë mirënjohës

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga gara për president të SHBA. Gërvalla ka thënë se populli i Kosovës dhe Kosova admirojnë dhe do të jenë gjithmonë falendërues për presidentin Biden. “Ai po tregon përsëri se çfarë lideri i madh…

Lajme

21/07/2024 21:35

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga gara për president të SHBA.

Gërvalla ka thënë se populli i Kosovës dhe Kosova admirojnë dhe do të jenë gjithmonë falendërues për presidentin Biden.

“Ai po tregon përsëri se çfarë lideri i madh dhe i mirë është”, ka shkruar ajo.

Tutje kryediplomatja ka shkruar se lidershipi i Biden dhe kontributi dekadësh për liri dhe demokraci janë një shërbim për të gjithë botën.

Postimi i plotë: