Gërvalla në OKB: Serbia të përballet me krimet e veta në Kosovë, pastaj mund të flasim për dialog

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Lajme

13/04/2021 17:44

Ajo fillimisht ka folur rreth qeverisë së re Kurti 2 dhe gjithashtu është shprehur se Kosovën po e pret një e ardhme pa korrupsion, shkruan lajmi.net.

Më tutje, ajo ka folur edhe për ndryshimet që pritet të ndodhin në Kosovë nga qeveria e udhëhequr nga Kurti, por gjithashtu ka folur edhe për krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë dhe i ka paraqitur pikëpamjet e saj lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Gërvalla ka përmendur viktimat e luftës në Kosovë. Ajo ka thënë se Kosova ka zëvendëskryetare të Kuvendit (Saranda Bogujevci) e cila i ka mbijetuar një masakre në familjen e saj dhe gjithashtu ka përmendur edhe Vasfije Krasniqi-Goodman si grua e dhunuar gjatë luftës që është bërë zëri i 20 mijë grave të dhunuara në Kosovë.

Gjithashtu, Gërvalla ka përmendur edhe krimet që Serbia ka bërë ndaj popullatës civile dhe ka kërkuar nga Serbia që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe Serbia e sotme ta bëjë dallimin nga Serbia e së kaluarës që ka shkaktuar luftërat e Ballkanit.

Ajo ka kërkuar nga Serbia që ta pranojë të kaluarën e vet gjenocidiale në mënyrë që dialogu, normalizimi i marrëdhënieve dhe pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë të bëhet i mundur.

Më poshtë mund të lexoni një pjesë të fjalimit të saj:

Së pari, do të premtoj se do të jem shumë më e shkurtër sesa kolegu. Për herë të parë në cilindo vend të Ballkanit, shumica e votuesve kanë votuar të çlirohen nga korrupsioni dhe krimi. Jemi në një udhëtim për të përmbushur vullnetin dhe kërkesat e popullit tonë, për ta bërë vendin tonë të ri, plotësisht të njohur dhe anëtar të respektuar të Kombeve të Bashkuara. Si ministre e jashtme, zëvendëskryeministre e Kosovës, më lini t’iu adresohem me gjithë sinqeritetin e duhur, mund t’i referohemid etajeve të raportit më vonë.

Qasja e qeverisë është krejtësisht e qartë se Kosova si gjithë vendet tjera po lufton pandeminë dhe më duhet t’i falënderojë miqtë tanë dhe ne po përgatitemi për masat që do t’i implementojmë dhe po merremi me një sërë çështjesh që do të na ndihmojnë të lëmë një epokë të korrputuar mrapa, sundimi i ligjit në vend të korroupsionit.

Kemi luftuar për këto ndryshime për këto vite, brenda partive, OJQ-ve, por edhe si qytetarë privat, dhe qytetarët na kanë dhënë besimin e këtij ndryshimi historik. Kosova është e fokusuar në integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Për shumë nga ne është gëzim sepse përpiqemi të jemi anëtar të OKB-së në një të ardhme të afërt sepse të gjithë jemi bashkë për të ardhme të përbashkët në këtë planet të brishtë. Ne jemi bashkë me grekët dy kulturat ndër më të moqmet në Evropë, jemi vend që nuk ka frikë dhe shumë të gatshëm që të hyjmë në bisedime edhe me ata që janë përgjegjës për pjesën më të madhe të konflikeve në Bosnje, Kosovë e gjetkë.

Kjo qeveri e re e Kosovës do të gjeni njerëz me kurajo, mendje të hapur, përvojë ndërkombëtare që nuk frikësohen të adresojnë çështjet më të rëndësishme. Jemi në favor të pajtimit edhe pse kemi shumë njerëz me përballje të frikshme me Serbinë. Për shembull, kryeministri ynë ka qenë i gjykuar si student në një montim politik nga regjimi autoritar serb dhe më vonë është keqtrajtuar në burgjet serbe.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Kosovës ka mbijetuar 13 vjeçare nga një masakët e forcave serbe ndaj civilëve, ku gjithë familja e saj ishin vrarë, ajo vajzë e pafajshme ishte gjetur me 16 plagë mezi e mbijetuar. Një nga deputetet tona me votën më të madhe në Kosovë është përdhunuar nga forcat serbe dhe ka marrë barrën për të folur për këto krime, ajo iu jep guximin 20 mijë viktimave të përdhunimit dhe asnjë nga përdhunuesit serbë nuk ka dalur para drejtësisë.

Raporti aktual i UNMIK-ut prek një temë që është një nga temat më të rëndësishme, secili nga ne, ka një nënë, secili prej nesh, unë jam vet nënë, nuk ka asgjë në këtë botë që është më e dhimbshme, më e tmerrshme dhe më e padurueshme sesa të humbësh një fëmijë. Dua t’i dëgjoni, nënat e Gjakovës që kanë humbur fëmijët e tyre të pafajshëm nga një regjim gjakatar serbë janë ende në dhimbje por qëndrojnë ballëhapur dhe nuk dorëzohen dhe për çdo vit e çdo dit ne kërkojmë t’iu tregojmë ku i kanë fëmijët e tyre.

Pra, si është e mundur që Serbia nuk ka kurrëfarë lloj ndjenje për këto nëna, fëmijët e tyre, është me rëndësi të theksohet këtu, nuk po flasim për ngjarje të shekullit 19, por për krime të luftës, nuk po flasim për Luftën e Parë ose të Dytë Botërore, po flasim pra, që është memorje e gjallë dhe viktimat që kanë mbijetuar janë ende gjallë kryesisht. Edhe kryersit e këtyre veprave të paarsyeshme që kanë shkaktuar më shumë se 13 mijë viktima në pak muaj janë ende gjallë dhe ata ende gëzojnë lirinë dhe përmenden me krenari. Tani shihni shifrat, këto shifra thonë se janë 2.6 milionë amerikanë të vrarë në më pak se një vit, 1.6 milionë rus të vrarë më pak se një vit, 11.4 milionë kinezë të vrarë më pak se një vit. Serbia nuk e ka pranuar se krimet më të mëdha ndaj njerëzimit në Evropë janë kryer në emër të Serbisë të madhe dhe ende lavdërohen kriminelët dhe refuzojnë të bashkëpunojnë me institucionet ndërkombëtare sepse kriminelët e luftës kanë ende vend në Parlamentin e Serbisë.

Nuk mund të thuhet thjeshtë tejkalojeni, sepse po flasim për vlerat më bazike të njerëzimit dhe vendin tonë që asnjëherë nuk do të vihet në komandën e atyre që kanë kryer ato krime dhe as që nuk duhet të përmendet, Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet dhe të bëhet komb i civilizuar e evropian. Serbia e ka kaluar një periudhë të errët, një mendësi mesjetare e kthyer nga e kaluara dhe ajo që e ka çuar Serbinë në racizëm e fashizëm në fund të viteve të 90-ta.

Ne jemi krejtësisht të bindur që kur Serbia t’i pranojë këto fakte, nëse e adreson të kaluarën e vet të rrezikshme të destabilizimit dhe kur të ndalet nga ndërhyrja në vendet fqinjë atëherë do të ketë potencial të stabilizojë sjelljen e vet dhe të bëhet vend normal dhe që fqinjët mos ta konsiderojnë bombë me sahat. Kur të arriten të gjitha këto, Serbia do të bëhet mbase vend i ndërlikuar por jo i rrezikshëm dhe atëherë do të mund t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Por jemi vend i vogël, por i posaçëm, jemi të vegjël, por qëndrojmë drejtë, kemi miq të besueshëm dhe ne jemi të besueshëm për ata.

Babai im, disident, intelektual, muzikant, gazetar është vrarë nga regjimi i Beogradit në Gjermani ku kishte ikur nga regjimi beogradas. Nuk ka të bëjë me serbët në përgjithësi, por Serbia duhet ta bëjë këtë dallim, t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, të luftojnë fashizmin, të ulen në tryezë e të flasin seriozisht, jo vetëm si marrëdhënie bilaterale por si qetësi për gjithë Ballkanin. Sa më herët që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, ne do të dalim nga situata. Ne mbesim të hapur me gjithë dëmin që na ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re. /Lajmi.net/