Gërvalla: Kundërshtojmë marrëveshje të modelit që minon sovranitetin e Kosovës
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas takimit të sotëm në Ambasadën e Amerikës për çështjen e Asociacionit. Në një postim në Twitter, Gërvalla falënderoi ambasadorin Hovenier, duke shtuar se Kosova e ofron kornizën më të avancuar të të drejtave, shkruan lajmi.net. “E falendëroj Ambasadorin Jeff Hovenier për pritjen e takimit të sotëm. Kosova…

Lajme
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas takimit të sotëm në Ambasadën e Amerikës për çështjen e Asociacionit.
Në një postim në Twitter, Gërvalla falënderoi ambasadorin Hovenier, duke shtuar se Kosova e ofron kornizën më të avancuar të të drejtave, shkruan lajmi.net.
“E falendëroj Ambasadorin Jeff Hovenier për pritjen e takimit të sotëm. Kosova ofron kornizën e të drejtave më të avancuara në Evropë”, shkroi ai.
Sipas saj, duhet të refuzohet nga të gjithë një model i Asociacionit që lejon Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës.
“Çfarëdo modeli që e lejon Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë, që duan paqe të qëndrueshme dhe marrëveshënie të mira fqinjësore në rajon”, ka shkruar Gërvalla. /Lajmi.net/