Gerrardi merr ofertë për rinovimin e kontratës

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka konfirmuar se skuadra e tij i ka ofruar një ofertë rinovimi kapitenit të skuadrës, Steven Gerrard.

Sport

01/12/2014 11:33

Më në fund kanë ardhur lajme të reja rreth të ardhmes së Gerrard. Klubi i ka ofruar atij një ofertë të re për të rinovuar kontratën.

“Klubi i ka dhënë Gerrardit një ofertë për të rinovuar kontratën e tij”, tha Rodgers për mediat.

“Ai do të ketë kohë për të menduar. Sidoqoftë, këtu çështja nuk është te paratë”, përfundoi Rodgers.

Përndryshe, rreth së ardhmes së Gerrardit është folur shumë kohëve të fundit, pasi është besuar se ai do të largohet nga Liverpooli.