Gerrard zgjedh skuadrën e re

Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard, do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Rangers në kampionatin skocez, ndërkohë që aktualisht mban postin e trajnerit të ekipit të të rinjve të “Reds”.

Sport

29/04/2018 10:23

Mediat britanike konfirmojnë se Gerrard ka arritur një marrëveshje me klubin skocez, duke zënë vendin e Graeme Murty.

Pritet që brenda javës tjetër, ish-mesfushori legjendar i Liverpool të japë dorëheqjen nga stoli i ekipit të të rinjve të këtij klubi dhe më pas të udhëtojë drejt Skocisë.

Gerrard ka rënë dakord që në postin e zv.trajnerit të jetë një tjetër ish-futbollist i Liverpool, Gary McAllister, ndërkohë që zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë gjatë javës së ardhshme.

Interesant fakti se Gerrard do të jetë trajner i Rangers, ndërsa në stolin e skuadrës rivale në Skoci, atë të Celtics, është një tjetër ish-trajner i Liverpool, Brenda Rodgers, që ka drejtuar në “Anfield Road” në vitet 2012-2015. Por ekipi i Celtics ka më shumë se një dekadë që dominon futbollin në Skoci.