Gerrard si Pirlo

Menaxheri Brendan Rodgers beson se Steven Gerrard është në gjendje të diktojë kandidaturën e ekipit për kualifikim në Ligën e Kampionëve si përgjigja e Liverpoolit për yllin italian, Andrea Pirlo. Kapiteni i Reds ka marrë një rol më të tërhequr pas rikthimit nga lëndimi më herët gjatë këtij muaji dhe do të luajë aty edhe…

Sport

18/01/2014 08:20

Menaxheri Brendan Rodgers beson se Steven Gerrard është në gjendje të diktojë kandidaturën e ekipit për kualifikim në Ligën e Kampionëve si përgjigja e Liverpoolit për yllin italian, Andrea Pirlo.

Kapiteni i Reds ka marrë një rol më të tërhequr pas rikthimit nga lëndimi më herët gjatë këtij muaji dhe do të luajë aty edhe në ballafaqimin kundër Aston Villës në Anfield.

Dhe, Rodgers ka biseduar rregullisht me të rreth rolit të ri dhe thotë se Gerrard ka atribute të ngjashme si Pirlo.

“Është një pozitë që e di se e entuziazmon. Gjithmonë shikoj qdo futbollist jo vetëm sa i përket pozitës së tij të preferuar por edhe asaj se ku mund t’i aktivizoj tjetër? Nuk është e thjeshtë ta kthej në atë rol sepse është Steven Gerrard”, deklaroi Rodgers.

Rodgers beson në aftësitë e Gerrardit

“Ai ka kualitete për të luajtur dhe operuar në atë pozitë në nivelin më të lartë. Gjithçka rreth lojës së tij i përshtatet një futbollisti kontrollues që di si të koordinoj ekipin me top, pasimet, ai është specialist i goditjeve standarde”, u shpreh Rodgers.