Gerrard në frizurën e tifozit

Një tifoz i Anglisë ka vendosur të shpreh përkrahjen e tij për ekipin në një mënyrë origjinale. Ai ka bërë fytyrën e kapitenit Steven Gerrard, në pjesën e pasme të frizurës së tij.

Sport

17/06/2014 17:44

Një tifoz i flaktë i Anglisë ka shprehur përkrahjen e tij për ekipin Kombëtar në një mënyrë vërtetë të veçantë, duke paraqitur fytyrën e kapitenit Steven Gerrard në pjesën e pasme të kokës së tij të rruar.

Derisa shumë tifozë përcaktohen për flamuj ose ngjyrosin fytyrën e tyre me ngjyrat e Anglisë, Kai Ëard ka vendosur të bëjë diqka tjetër.

Shoferi i taksit nga Bognor Regis ka bërë frizurën speciale pasi ishte dëshmitarë i kritikave ndaj ekipit të Anglisë pas humbjes nga Italia në duelin e tyre të parë në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror.

“Kam marrë disa shikime mjaft qesharake nga njerëzit, por ia vlen sepse mund t’i jap një fat më të mirë ekipit”, deklaroi ai.