Gerrard mund të largohet nga Liverpool

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka bërë të ditur se mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, nëse nuk e vazhdon kontratën e tij në Anfield.

Sport

31/10/2014 09:31

Steven Gerrard ka pranuar se mund të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni nëse klubi nuk i ofron mundësinë e vazhdimit të kontratës.

34-vjeçari ka bërë mbi 700 paraqitje për Reds dhe në të kaluarën ka refuzuar mundësinë e largimit nga Anfield.

Por, në vitin e fundit të kontratës me Liverpool dhe ende pa i filluar negociatat për vazhdimin e saj, Gerrard ka pranuar se nëse nuk ka zgjidhje tjetër, do të largohet nga klubi.

“Kam kontratë deri në maj, ashtu siç janë gjërat tani. Do të jem këtu deri në fund të sezonit dhe dua ta shfrytëzoj maksimalisht. Por, nuk do të pensionohem gjatë verës. Do të luaj përtej këtij sezoni”, deklaroi Gerrard.

“Do të shohim nëse do të jetë në Liverpool ose diku tjetër”, u shpreh ai.