Gerrard kundër Fergusonit
Steven Gerrard ka pranuar se i erdhi keq kur mësoi se Sir Alex Ferguson nuk e konsideronte atë “top futbollist”. Kapiteni i Anglisë ishte një prej disa futbollistëve të cilët u sulmuan në autobiografinë e Fergusonit, së bashku me të tjerët si David Beckham dhe Roy Keane. Dhe, Gerrard ka pranuar se komentet e Fergusonit…

Sport
Steven Gerrard ka pranuar se i erdhi keq kur mësoi se Sir Alex Ferguson nuk e konsideronte atë “top futbollist”.
Kapiteni i Anglisë ishte një prej disa futbollistëve të cilët u sulmuan në autobiografinë e Fergusonit, së bashku me të tjerët si David Beckham dhe Roy Keane.
Dhe, Gerrard ka pranuar se komentet e Fergusonit ishin shqetësuese.
“Kur isha 13-vjeç mora një njoftim nga Manchester United të cilët donin të më transferonin”, deklaroi Gerrard për BT Sport.
“Jam përkrahës i madh i Alex Fergusonit dhe ajo që ka bërë në futboll është fantastike, kjo është arsyeja pse ai shiti aq shumë kopje në javën e parë. Por, kam ndjerë pak sa keqardhje kur lexova atë, reagimin e gazetave, kur ai tha se nuk jam top, top futbollist. Por, nuk do ta humbi gjumin rreth kësaj, secili e ka mendimin e vet”, u shpreh Gerrard.