Gerrard kritikon ashpër lojtarët e tij: Harrojeni titullin

Steven Gerrard ka mbetur i zhgënjyer me lojtarët e tij dhe ka thënë se Rangers nuk kanë shanse për të fituar ligën.

Sport

16/02/2019 23:44

Gerrard u ka thënë lojtarëve që të harrojnë synimet për titullin pasi lëshuan pikë ndaj St.Johnstone, duke barazuar 0:0.

“Respekt për St.Johnstone dhe Tommy, ata luajtën mirë planin e ndeshjes” ka thënë Gerrard fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Na mungon lidershipi. Jam duke ngecur për të gjetur gjëra pozitive nga kjo. Këtu jemi për momentin” ka thënë tutje legjenda e Liverpool.

“Mendoj se tani duhet të harrojmë titulli. Të harrojmë ngushtimin e diferencës” ka thënë ai i dëshpëruar.

Rangers aktualisht është pesë pikë larg Celtic, por nëse ata fitojnë ndeshjen e radhës, hapësira rritet në tetë pikë. /Lajmi.net/