Gerrard kërkon golin e 100-të
Steven Gerrard realizoi një prej dëshirave më të mëdha të tij duke udhëhequr Anglinë drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror, ka bërë numër jubilar të paraqitjeve për Kombëtaren, kurse tani është shumë pranë një arritje po ashtu të jashtëzakonshme. Aktualisht në kuotën e 99 golave në Premierligë, kapiteni i Liverpoolit do të hyjë në ‘klubin…
Sport
Steven Gerrard realizoi një prej dëshirave më të mëdha të tij duke udhëhequr Anglinë drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror, ka bërë numër jubilar të paraqitjeve për Kombëtaren, kurse tani është shumë pranë një arritje po ashtu të jashtëzakonshme.
Aktualisht në kuotën e 99 golave në Premierligë, kapiteni i Liverpoolit do të hyjë në ‘klubin 100’ nëse realizon kundër Newcastle Unitedit të shtunën.
Mundësia duket mjaft e mirë duke pasur parasysh se Reds fituan në St James Park edicionin e kaluar me rezultat të thellë 6-0.
“Është e jashtëzakonshme, pa dyshim. Njerëzit flasin se sa kapiten i mirë është Steven, dhe për statusin e liderit, por ajo që nuk duhet harruar është se bëhet fjalë për një futbollist të nivelit botëror”, deklaroi menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers.
“Goli për Anglinë e ka përshkroi më së miri. Ai depërtoi përpara dhe fuqi dhe ritëm, dhe atëherë kur dukej se topi është i paarritshëm për të, ai arriti të realizonte”, u shpreh Rodgers.