Gerrard i vendosur ta largojë Grezdën nga Rangers

Steven Gerrard nuk është duke bërë llogaritë në shërbimet e yllit të Shqipërisë, Eros Grezda.

Sport

21/09/2019 11:40

Trajneri i Rangers, Gerrard, ka bërë të qartë se Eros Grezda nuk do të paraqitet më me klubin e tij, pasi ai ishte akuzuar se ka pështyrë një lojtarë gjatë ndeshjes me U21.

“Grezdës i është thënë në sy se cila është situata” ka thënë Gerrard për ‘Express’, transmeton lajmi.net.

“Ai është këshilluar që të gjej një sfidë të re për vetën dhe agjentët e tij janë në dijeni për këtë” shtoi tutje legjenda e Liverpool që tashmë udhëheq Rangers.

“Ne po mundohemi që të tregojmë respekt dhe t’i japim atij kohë që të kthehet në formën e duhur fizike, pasi ka akoma disa merkato të hapura rreth botës, ku ai mund të përshtatet. Gjithsesi, nëse silleni në atë mënyrë, nuk përfaqësoni këtë skuadër në asnjë nivel” ka thënë tutje trajneri.

Eros Grezda nuk ka kaluar kohë aspak të mirë me Rangers, nën udhëheqjen e Steven Gerrard. /Lajmi.net/