Gerrard gjen një mënyrë të pazakontë për të festuar titullin me tifozët e Rangers

Rangers kanë fituar titullin e kampionit në Skoci.

Sport

07/03/2021 09:31

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, i ka drejtuar skuadrën nga Glasgow drejt titullit të parë që nga sezoni 2010/11, transmeton lajmi.net.

Rangers i dhanë fund dominimit 10 vjeçar të Celticut në ligën skoceze dhe matematikisht kanë fituar kampionatin.

Edhe Skocia po përballet me rregulla të shumta anti-COVID-19, që do të thotë se tifozët nuk janë të lejuar të jenë të pranishëm nëpër evente sportive.

Por, tifozët e Rangers, kapluan rrugët dhe nisën festën, Gerrard doli nga dritarja dhe i përshëndeti në pamundësi për të dalë e për të festuar me ta./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sky Sports (@skysports)