Gerrard: Është gjithmonë ndjenjë speciale të luash në ‘Anfield’

Ish kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard, është shprehur shumë i lumtur për rikthimin e tij në ‘Anfield’.

Sport

24/03/2019 10:35

Në ndeshjen që u luajt në mes të legjendave të Liverpool dhe atyre të Milan, që shërbeu për grumbullim të fondeve që do të dhurohen për bamirësi, ishte edhe Gerrard.

Madje, legjenda e klubit anglez ia doli që të shënonte një gol të bukur në fund të takimit, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

E pas këtij takimi, tashmë trajneri i Rangers ka thënë se prezenca në ‘Anfield’ është gjithmonë speciale.

“Është gjithmonë speciale të jesh në ‘Anfield’, sidomos kur është i mbushur, dhe të luash kundër Milan, me ish shokët e skuadrës, të shënosh golin e fitores, është ndjenjë speciale” ka thënë Gerrard, transmeton lajmi.net.

“Djemtë ndanë pakëz nga koha e lirë për një çështje të mirë, kështu që i përgëzoj ata” ka thënë ndër të tjerash legjenda e Liverpool.

Gjithashtu, ndër të tjerash, Stevie G ka shprehur besimin se skuadra e Liverpool mund ta fitojë Premierligën në garën me Man City. /Lajmi.net/