Gerrard bëhet trajner, befason tifozët me klubin e ri

Steven Gerrard ka ofertë për largim nga posti i trajnerit të akademisë në Liverpool.

Sport

27/04/2018 12:50

Steven Gerrard është kandidat për postin e menaxherit të Rangers, ka njoftuar “Sky Sports News”.

Bisedimet fillestare mes trajnerit të akademisë së Liverpoolit dhe drejtuesve të klubit nga Ibrox tashmë kanë filluar.

Ish kapiteni i Anglisë mund ta zëvendësojë Graeme Murtyn, përcjell “lajmi.net”.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se nuk ka ndonjë lajmërim nga Gerrard por beson se 37 vjeçari do ta ketë mbështetjen e klubit, nëse vendos të zgjedh një ekip të ri. /Lajmi.net/