Germia Ultra Trail 2021 bashkon vrapuesit më të mirë më 13 qershor

Ditën e diele do të mbahet gara e vrapimit, Gërmia Ultra Trail.

Sport

09/06/2021 19:16

Gërmia Ultra Trail do të mbahet me 13 qershor, ditën e diele dhe gara do të ndahet në dy pjesë, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë do të jetë 51 kilometra dhe do të ketë pikënisjen nga Qendra Rekreative e Gërmisë (e njohur si Te Koshat) nga ora 7:00.

Terreni i garës do të fillojë nga Germia dhe do të kalojë nëpër Kolovicë dhe do të karakterizohet me ndryshime të terrenit dhe pistave ku maksimumi i lartësisë së garës do të arrijë 2630 metra.

Pista do të kalojë gjithashtu nëpërmjet Teleferikut dhe përkah Liqenit të Badovcit dhe Pyllit të arinjëve ku më pas vrapuesit do të rikthehen në parkun e Gërmisë.

Gara është e regjistruar në kalendarin e ITRA-se të pranuara ndërkombëtarisht.

Pjesa e dytë do të jetë Bear Trail që ka 27 kilometra dhe do të ketë të njëjtën pikënisje, nga Qendra Rekreative e Gërmisë në orën 8:00 të dielën.

Kjo garë do të ketë një terren të larmishëm gjithashtu që ofron pamje të mahnitshme të relievit. Nga Gërmia, vrapuesit do ti drejtohen fshatit Butovc ku më pas do të kalojnë përmes Pyllit të arinjëve për tu rikthyer më pas në parkun e Gërmisë.

Lartësia mesatare e garës do të jetë 1410 metra./Lajmi.net/

Për më shumë informacione, klikoni në: https://germiaultratrail.com

`