Gerd Muller vuan nga sëmundja e Alzheimerit

Legjenda gjermane e futbollit, Gerd Muller, vuan nga Alzheimeri.

Sport

06/10/2015 22:03

Lajmin për sëmundjen e Mullerit, e ka bërë të ditur klubi i tij i dikurshëm Bayern Munich

Kryetari i bavarezëve, Karl-Heinz  Rummenigge, e mbështeti Mullerin dhe familjen e tij pas lajmit për sëmundjen.

“Bayerni gjithmonë do t’a mbështet Mullerin dhe familjen e tij kurdo që të jetë e nevojshme”, tha ai.

Sëmundja e Alzheimerit lidhet kryesisht me humbjen e kujtesës dhe është karakteristike për personat mbi moshën 65 vjeçare.