Georgina, Ronaldos: Bota e futbollit është e juaja!

Georgina Rodriguez ka gjetur fjalët më të mira për të përgëzuar Ronaldon për suksesin në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/03/2019 18:48

Cristiano Ronaldo me tri gola të shënuara dërgoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 3:0 kundër Atletico Madridit.

E dashura e portugezit, në rrjetet sociale i ka bërë një dedikim të posaçëm yllit të Juventusit pas performancës së mbrëmshme.

“Ju e merituat, jo për tri golat. Ju e merituat atë për përkushtimin tuaj, për atë që merrni në klubin ku jeni”, nis shkrimi i Georgina.

“Ju jeni një rimorkio për bashkëlojtarët, trajnerin dhe të gjithë që ju admirojnë dhe ju mbështesin çdo ditë. Zoti e di, Zoti t’i jep të gjitha, sepse bota e futbollit është e juaja”./Lajmi.net/