Georgina relaksohet në aeroplan privat, e fejuara e Ronaldos zbulon pamje nga jeta luksoze

Georgina Rodriguez u ofroi fansave një paraqitje të shkurtër të stilit të jetës luksoze të saj dhe të Cristiano Ronaldos me foton e saj më të fundit. Bukuroshja 29-vjeçare me origjinë argjentinase, e cila është nënë e dy prej pesë fëmijëve të yllit portugez Ronaldo, ndau një sërë fotografish nga udhëtimi i saj i fundit…

Sport

02/10/2023 23:51

Georgina Rodriguez u ofroi fansave një paraqitje të shkurtër të stilit të jetës luksoze të saj dhe të Cristiano Ronaldos me foton e saj më të fundit.

Bukuroshja 29-vjeçare me origjinë argjentinase, e cila është nënë e dy prej pesë fëmijëve të yllit portugez Ronaldo, ndau një sërë fotografish nga udhëtimi i saj i fundit në Paris me aeroplan privat, shkruan “The Sun”, përcjell Lajmi.net.

 

Ndryshe, në janar, Ronaldo u bë sportisti më i paguar pasi nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse prej 173 milionë funtesh në vit me klubin e Ligës Pro Saudite, Al-Nassr.

Megjithatë, ikona 38-vjeçare portugeze nuk arriti të fitonte titullin në sezonin e tij të parë atje. /Lajmi.net/