George dhe Amal Clooney drejt ndarjes?

Përflitet se Amal dhe George Clooney jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri dhe se mes tyre ka zënka të vazhdueshme. Këto janë thashethemet që po trondisin Hollywood-in.

ShowBiz

08/12/2016 16:54

“Lajmërimi i divorcit të Amal dhe George. Ndarja prej 300 milionë dollarësh trondit Hollywood-in”, ky është kryeartikulli i revistës “OK!”.

“Amal dëshiron fëmijë, ndërsa ai jo. Ajo do të marrë një pjesë të pasurisë së tij dhe vilën në Lake Como”.

“Pavarësisht se e duan njëri-tjetrin, ata e kanë kuptuar se duan gjëra të ndryshme në jetë”, ka thënë një burim i brendshëm për këtë revistë.

Burimi ka vijuar më tej duke thënë se kur ata nisën fillimisht lidhjen e tyre, miqtë menduan se ishin një çift perfekt, por tashmë disa prej tyre po presin lajmin e ndarjes. /albeu