Genta mbron të dashurin nga kritikuesit

Genta Ismajli ka pranuar kritika nga ndjekësit për partnerin e saj.

ShowBiz

25/01/2020 20:36

Genta Ismajli javë më parë kishte konfirmuar lidhjen e saj me biznesmenin turk Hysen, me të cilin po ndan shumë imazhe nga përditshmëria, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me të dashurin duke dalë nga një ashensor, por kjo foto u kritikua shumë  nga ndjekësit e shqiptares.

Ata ‘sulmuan’ turkun duke thënë se femrat kanë përparësi, ndërsa Genta ia ktheu duke thënë se “I pari doli thjeshtë për ta bërë një foto”. /Lajmi.net/