Genta dominon në ‘Kënga e Javës’, ja renditja e plotë (VIDEO)

Genta Ismajli me këngën më të re ‘Kishe’ ka arritur të marrë numrin më të madh të votave në një javë në top listën e lajmi.net.

ShowBiz

18/11/2015 16:05

‘Kishe’ është kënga më e pëlqyer e javës. Kështu kanë vendosur fansat, të cilët kanë votuar për këngën më të re të Genta Ismajli.

Dhurata Dora vazhdon gjithashtu me suksese, pasi kënga e saj ‘Shumë on’ është e dyta këtë javë, shkruan lajmi.net.

Bashkëpunimi babë e bir, ‘Nostalgjia’ ka arritur të hyjë në top treshe kurse Enca me këngën më të re radhitet e katërta.

Top pesëshen e përmbyll kënga e Capital T, ‘Ske ditë’, e cila është lansuar vetëm me tekst video dhe po dëgjohet shumë.

Për propozimet e kësaj jave do të keni mundësi të votoni sonte në mbrëmje, ku do të kemi edhe shum prurje të reja dhe këngët më pak të votuara do të largohen.

Më poshtë keni listën e plotë të këngëve sipas votave këtë javë:

  1. Kishe – Genta Ismajli
  2. Shumë on – Dhurata Dora
  3. Nostalgjia – Ermal & Sabri Fejzullahu
  4. Call me goddess – Enca
  5. S’ke ditë – Capital T ft. Granit Dërguti
  6. Eja Eja – Butrint Imeri
  7. Pa shpirt – Shpat Kasapi
  8. Million – Etnon
  9. I thash asaj – Yll Limani
  10. I got it – Adelina Berisha
YouTube player