Gent Cakaj në Tunizi – kërkon njohjen e Kosovës

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui në kuadër të pjesëmarrjes në Ministerialin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun.

Lajme

10/10/2019 15:30

“Me homologun tunizian nënvizuam rëndësinë e mbajtjes të konsultimeve diplomatike sa më parë dhe përmbylljes të disa marrëveshjeve me ndikim pozitiv në fushën e ekonomisë”.

“Shqipëria si kryesuese e Grupit të Kontaktit të Mesdheut ka si prioritet forcimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun për të thelluar më tej partneritetin mes këtyre dy platformave. Në këtë kontekst, po ashtu theksuam nevojën e një pjesëmarrje sa më të gjerë e sa më të lartë në Konferencën e Mesdheut që do të mbahet në Tiranë”.

“Në kuadër të përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Republikës të Kosovës, kërkuam njohjën e menjëhershme dhe mbështetjen e saj në organizata ndërkombëtare!”, ka shkruar Cakaj në Facebook.